Arti i Rilindjes

Një reflektim mbi kreativitetin kosovar që nga viti 1999. Nga mbijetesa në prosperim, artistët tanë kanë përdorur penelin për të shëruar plagët dhe ndërtuar identitetin e ri të vendit.

Epoka e Re Artistike Rezilienca ne Kanavace Kujtesa dhe Shpresa 1999 - Sot Epoka e Re Artistike Rezilienca ne Kanavace Kujtesa dhe Shpresa 1999 - Sot
25
Vite Pasluftë
500+
Vepra të Reja
30+
Galeri të Hapura
Shpresë

Gjithçka që kemi humbur, kemi provuar ta rikthejmë përmes artit. Kanavacia jonë është dëshmi e pathëna e kohës.

— Artist i brezit Kosove, 2005

Vepra të Pasluftës

Shih Koleksionin
Abstract Reconstruction
Isa Alimusaj
Profile të Dardanëve II
Memorial
Muslim Mulliqi
Kullat
Hope
Petrit Halilaj
Shumë vullkanik mbi këtë pendë të gjelbër
Freedom
Isa Alimusaj
Nga cikli Profilet Dardane 2

Kronologji e Rilindjes

1999

Përfundimi i luftës. Artistët fillojnë të dokumentojnë tragjedinë dhe shpresën.

2005

Hapja e Galeria Kombëtare pas rikonstruksionit. Rikthimi i jetës kulturore.

2012

Kosova merr pjesë për herë të parë në Bienalen e Venecias.

2024

Gjenerata e re e artistëve digjitalë sjell perspektiva të reja.

Bashkim Zabëgja

Bahkim Zabërgja

Bahkim Zabërgja

Pikturor

Bashkim Zabëgja, i lindur me 05.11.1978 në Prishtinë, ka kryer shkollën fillore dhe atë të mesme në Prishtinë, si dhe Fakultetin e Arteve në degën e Pikturës, ku është diplomuar në vitin 2003 në Universitetin e Prishtinës. Pas diplomimit është punësuar në arsimin fillor në vitin 2005 në Vushtrri ku edhe sot ligjëron lëndën e Artit Figurativ. Si artist ka pasë disa ekspozita personale si dhe pjesmarrës në shumë ekspozita koletive këtu në vend dhe jashtë vendit. Bashkimi është mjaft ajtiv në veprimtarinë e tij artistike dhe shquhet për stilin realistik, sidomos në portrete, natyra të qeta dhe peizazhe.

Shaban Krasniqi

Shaban Krasniqi

Shaban Krasniqi

Këngëtar

Shaban Krasniqi(lindur më 1955 në Ceceli të Vushtrrisë) është profesor i pensionuar i gjuhës angleze, këngëtar dhe kantautor. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Vushtrri, ndërsa Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1978 deri më 2006 punoi si profesor i gjuhës angleze, kryesisht në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë. Gjatë viteve 1999–2000 shërbeu në Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë dhe më pas në UNMIK si përkthyes dhe asistent administrativ. Krahas arsimit, ai ka qenë aktiv në jetën shoqërore, sportive dhe kulturore. Ishte një nga themeluesit e KB “Llamkos”, kryetar i Bordit të KB “Kosova”, si dhe pjesëmarrës në aktivitete të ndryshme qytetare, arsimore dhe kulturore gjatë viteve ’90. Që nga mesi i viteve ’90 merret me muzikë popullore dhe të lehtë shqiptare si këngëtar dhe kompozitor. Ka realizuar mbi 80 këngë dhe ka publikuar albumet “Njëri–tjetrin ta çmoni” (2001), “Kur mbrëmja bie” (2004), “Vijnë vashat” (2010) dhe “Flamuri Kombëtar” (2012). Ka marrë pjesë në festivale të shumta, përfshirë Gjirokastrën, Përmetin, LyraFest, Anadrininë dhe Zambakun e Prizrenit, duke fituar disa çmime për interpretim. Për kontributin e tij në arsim, kulturë, sport dhe jetën publike, Shaban Krasniqi është vlerësuar me dhjetëra mirënjohje nga institucione dhe organizata të ndryshme në Kosovë.